Më 28 qershor, e diele, ka filluar të djersitet. Të hënën ka patur temperaturë jashtëzakonisht të lartë.
Është izoluar deri në ditën e premte kur i është drejtuar institucioneve shëndetësore për testim.
Ky është rrëfimi i Gentit (Emri i vërtetë i njohur për redaksinë) që po trajtohet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Të shtunën gjendjen e kam pas më të rëndë i kam telefonuar ndihmën e parë në Gjilan dhe më kanë dërguar në infektiv. Të premten e kam bërë testin, të dielën në mbrëmje me kanë tregu për rezultat”, thotë Genti për arbresh.info.
Por, familjarët e tij nuk janë testuar për Covid 19.
“Jo familjarët nuk e kanë bërë testin për Covid 19, gruaja dhe djali kanë pas simptoma të lehta”, ka shtuar ai.
Mesazhi i tij është për kujdes së pari për vetën pastaj edhe për familjarët e tyre.
“Mesazhi im është që të ruhen sa më shumë, t’i vendosin maskat, të kenë kujdes. Mua më ka munduar shumë, disa po thonë se nuk i mundon. Mirë është të ruhen vet e në këtë mënyrë i ruajnë edhe familjarët e tjerë”, ka shtuar ai.
Intervistën e plotë rreth simptomave dhe gjendjes shëndetësore, e gjeni në videon e mëposhtme./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/3280739795322142/
Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin pë...
Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes
Kafshët shtëpiake ulin stresin dhe ngadalësojnë plakjen
Së shpejti në treg, çfarë do të sjellë iPhone SE 4 që do të ...
Pesë ushqimet që duhet të hani për flokë të shëndetshëm
Kurti: Kosova një histori e suksesshme, është shembull i thj...