Përmes një postimi në “Instastory”, moderatorja dhë këngëtarja e njohur, Rozana Radi ka reaguar ashpër kundër atyre që nuk besojnë tek COVID-19 dhe nuk respektojnë masat e marra kundër koronavirusit.
Ajo ka treguar se disa miq në moshën e saj janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe ata që nuk kanë ndërmend të respektojnë rregullat të lidhin një gur në qafë dhe të mbysin veten.
Rozana është shprehur se pandemia e ka bërë të kuptojë që Shqipërinë e kanë shkatërruar shqiptarët.
“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pándemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”, ka shkruar Rozana Radi./mapo/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...