Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë ka rënie të numrit të rasteve të reja për 75% në dy javët e fundit.
“Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situate është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës”, tha ai.
“Përkundër uljes së numrit të rasteve, akoma situata është në rrezik. Mbi 1 milion qytetarë janë të testuar që nga fillimi i pandemisë, aktualisht janë 6 mijë raste aktive, edhe pse janë zvogëluar dukshëm. Vetëm me vaksinim mund të lirohemi totalisht nga masat”, tha Ramadani.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme është më e qetë sa i përket numrit të pacientëve me Covid-19.“Sot gjendjen nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme e kemi shumë më të qetë, sa i përket numrit të pacientëve dhe ngarkesave që i kemi pasur javëve të kaluara.
Aktualisht sot janë duke u trajtuar 455 pacientë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Kemi rënie diku rreth 30 përqind”, është shprehur Krasniqi./eo/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?