Pothuajse një e katërta e pacientëve me Covid-19 vuajnë nga rënia e flokëe, dhe sipas një studimi gratë janë më të rrezikuara.
Studimi thekson se rënia e flokëve fillon gjashtë muaj pas infektimit, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit studiuan disa simptoma afatgjata në Ëuhan, Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019 dhe zbuluan se 359 nga 1,655 pacientë spitalorë vuanin nga kjo gjendje.
Studimi, i botuar në revistën mjekësore The Lancet, zbuloi gjithashtu se lodhja, gulçimi, marramendja dhe dhimbja e kyçeve ishin “simptomat kryesore afatgjata” të koronavirusit.
Studimi përfshiu pacientë të cilët ishin lëshuar nga spitali Jin Yin-tan midis 7 janarit dhe 29 majit 2020 pasi ishin trajtuar nga koronavirusi.
Gjetjet zbuluan se 63% e pacientëve përjetuan lodhje ose dobësi të muskujve, 26% vuanin me probleme gjumi, 23% kishin ankth ose depresion dhe 22% vuanin nga humbja e flokëve.
Ai gjithashtu zbuloi se 76% e pacientëve raportuan të paktën një simptomë gjashtë muaj pas shfaqjes së simptomës së parë, me përqindjen më të lartë tek gratë.
Studimi gjithashtu shqyrtoi manifestimet afatgjata të organeve ekstrapulmonare dhe vdekjen gjatë ndjekjes, me disa pacientë të sapo diagnostikuar me diabet dhe sëmundje tromboembolike venoze – e cila është kur formohet një mpiksje gjaku.
Autorët shtuan se të qenit grua dhe ashpërsia e sëmundjes nga virusi ishin gjithashtu faktorë rreziku për “probleme të vazhdueshme psikologjike”, të tilla si stresi dhe ankthi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...