121 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.
Nga ky numër i përgjithshëmm, tre prej tyre janë në respirator, 97 në oksigjeno terapi, teksa 15 nga ta në gjendje më të rëndë.
Postimi i plotë:
121 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me Covid-19 dhe atë 7 Mjek, 6 Infermier dhe 6 punëtor të Shërbimit Teknik.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,255
analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.
Kiara Tito zbulon ambientet e shtëpisë së saj luksoze
Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qy...
Eksperti i trafikut bën “ekspertizën” nga vendi ku ndodhi ak...
Zhegrova ‘thyen akullin’ flet për kërkimfaljen n...
Lajçak: Javët në vijim pritet takimi në nivel kryenegociator...
Vjen me përfitime shëndetësore, pse duhet të konsumoni më sh...