24 orët e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme të shifrave të të prekurve me COVID-19, në Qarkun e Elbasanit.
Mbi 90 të prekur në 24 orë, ndërsa rekordin e kanë shënuar bashkitë e vogla. 35 raste vetëm në Bashkinë e Librazhdit, një numër ky shumë i madh në krahasim me numrin e popullsisë të kësaj bashkie.
Nga informacionet që kemi marrë shkak për këtë rritje të ndjeshme të numrit është papërgjegjshmëria e qytetarëve në ruajtjen e masave të sigurisë anticovid, por edhe pjesëmarrja sidomos në raste vdekjesh. Sic e shikoni në një ditë të zakonshme si kjo qyteti i Librazhdit është i tejmbushur dhe shumica e qytetarëve nuk e mbajnë maskën.
Përsa i përket Librazhdit janë gjithashtu edhe 8 mësues pozitiv për këtë ZRVA, ZRVA e Librazhdit. Por një shifër e lartë është shënuar edhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Elbasanit, 22 raste bashkia e Peqinit në 24 orë, 10 raste në bashkinë e Gramshit. Dua t’iu kujtoj që në fillimet e tyre të gjitha këta bashki kanë qenë zona të gjelbra, por kalimi i një kohe të gjatë ka bërë që qytetarët tashmë të fillojnë të neglizhojnë masat. Dhe kjo është reflektuar me një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve./TCH
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit