Google ADS

Regjistrohen vetëm 16 raste me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 pacientë

15:04 | 4 Qershor 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.109 testime dhe janë regjistruar 16 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja tetë janë në Shkup, dy në Kumanovë dhe nga një në Tetovë, Gostivar, Strugë, Manastir, Gjevgjeli dhe Sveti Nikole.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 38 pacientë dhe shtatë pacientë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur dy janë nga Shkupi dhe nga një ka në Tetovë, Manastir, Kërçovë, Kavadar dhe Koçani.

Që nga fillimii pandemisë në Maqedoni gjithsej janë diagnostifikuar 155.379 pacientë, ndërsa prej tyre 148.910 janë shëruar dhe 5.442 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive është 1.027./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme