Regjistrohen 725 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

16:07 | 24 Shkurt 2021
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19 dhe prej tyre 725 kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 215 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 13 pacientë.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 100632 persona , ndërsa janë shëruar 90.311. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 3.098 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7223./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme