Regjistrohen 530 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

19:27 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.999 testime dhe janë regjistruar 530 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 229 janë në Shkup, 37 Kumanovë, Shtip 10, Prilep 37, Tetovë 5, Strugë 13, Veles 14, Manastir 24, Ohër 28, Kavadar 32, Gostivar 13, Gjevgjeli 9, Strumicë 18, Kriva Pallankë 18, Radovish 4, Krushevë 1, Koçani 5, Demir Hisar 1, Pehçevë 8, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë 2, KRatovë 3, Sveti Nikole 1, Kërçovë 4, Resnjë 8 dhe Negoinë 12.

Sot ISHP regjistroi 538 pacientë të shëruar dhe 26 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur shtatë janë nga Shkupi, katër nga Prilepi, tre nga Struga, dy nga Manastiri, tre nga Ohri, dy nga Gostivari, dy nga Strumica dhe nga një Në Tetovë, Kumanovë dhe Dellçevë.

Momentalisht në Maqedoni ka 20.278 raste aktive me coronavirus./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme