Rebelohen të karantinuarit në Qendrën e Studentëve pas vdekjes së 26 vjeçarit

20:42 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Pas vdekjes së 26 vjeçarit, ata që po qëndrojnë në karantinë kanë filluar të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj stafit.

Tre ditë më parë, nga kati i 5-të i njërit prej këtyre konvikteve u hodh i riu Agon Musliu. Përkundër tentimit për ta shpëtuar, ai nuk arriti të mbijetojë.

Pas këtij rasti tragjik, në këtë qendër u shtuan masat e sigurisë. E as të mërkurën, moti në shi nuk i ndali pjesëtarët e Policisë së Kosovës që të mbajnë rendin në qendrën e studentëve. Numri i tyre gjatë ditës sa shkonte duke u shtuar. Prezenca e tyre, u pa edhe tek pjesët e tjera të Qendrës Studentore. Hyrja brenda në karantinë po i lejohet vetëm vullnetarëve e stafit mjekësor.

Gjithë kjo siguri, nuk po i qetëson ata që janë futur në karantinë nga Ministria e Shëndetësisë. Por kaq qetë nuk ishte edhe një natë më parë.

Pas vdekjes se 26 vjeçarit brenda Qendrës së Studentëve është tensionuar edhe situata. Një situatë e tillë aty ishte edhe mbrëmë.

Në disa video që po qarkullojnë në media, të karantinuarit në QS u panë duke u fjalosur me stafin mjekësor. Krejt kjo pasi ata po vlerësojnë se brenda po u bëhen padrejtësi. E sjellje të tilla pati edhe ndaj policëve .

Menaxheri i Karantinës, Valdet Hashani nuk  është përgjigjurme arsyetimin se tash e tutje është marrë vendim që stafi përgjegjës të mos jap detaje nga brenda për mediat.

Por detaje kanë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në një përgjigje për T7 ata kanë konfirmuar se të karantinuarit po ofendojnë ekipet mjekësore dhe po pengojnë punën e tyre.

E duke qenë se të karantinuarit kanë thënë se brenda mund të pajisen shumë lehtë me dokumente që dëshmojnë se kane probleme psiqike, Ministra ka thënë se po e shfrytëzojnë rastin e të ndjerit Agon Musliu duke shpërndarë informacione të tilla që i kanë konsideruar dezionformata.

Ndryshe, në konviktet në Qendrën e Studentëve, aktualisht po qëndrojnë 189 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme