Bashkëpronari i Zonë Club në Prishtinë, Petrit Kllokoqi, ka shprehur indinjatën e tij me institucionet e shëndetësisë meqë në Kosovë nuk po lejohet ende funksionimi i klubeve të natës.
Kllokoqi thotë se po përdoren standarde të dyfishta, pasi që një lokal me 30 metra katror lejohet të punojë me një numër të madh njerëzish, ndërkohë një lokal i natës 2 mijë metra katror nuk lejohet të ushtrojë veprimtarinë fare.
Ai thotë se është për vendosjen e rregullave të funksionimit të fushës së gastronomisë, por sipas tij nuk është e drejtë që të lejohet operimi i mbi 7 mijë bizneseve të gastronomisë dhe të përjashtohen 16 klube të natës.
Kllokoqi ka thënë se në çdo sezone verore kanë punësuar rreth 150 punëtor, por thotë se në këtë verë janë duke shkuar drejt bankrotit, meqë nuk po lejohet puna.
Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-në për hartimin e një manuali që bën zgjidhje për një problematikë të tillë, që ruan shëndetin dhe nuk dëmton bizneset.
Në të kundërtën thotë se do të organizojnë protesta duke respektuar distancën, meqë thotë se ato po lejohen.
“Ju bëjë thirje Organeve kompetente që të na ftojn më për krijimin e nje manuali të ri dhe bashkarisht të gjejmë një zgjidhje që nuk demton bizneset tona në veçanti, gjithnjë duke u kujdesur për shëndetin e secilit individ që na viziton.Në të kunderten ne do të organizojmë protesta në klubet tona, me distancë e me shenja sepse ATO PO LEJOHEN”, ka shkruar Kllokoqi.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA