Ministria e Financave dhe Transfereve, ka reaguar pas informatave të keqpërdorimit të implementimit të masës 1.3 të Pakos Emergjente.
Përmes një komunikate për media, MFT-ja ka dhënë sqarime dhe detaje shtesë se cilat kategori mund të jenë përfituese të kësaj mase.
“Ndërmarrjet që operojnë në sektorët e tregtisë me pakicë (marketet ushqimore dhe supermarketet), farmacitë dhe furrat e bukës, nuk duhet të jenë pjesë e masës 3, meqë të njëjtat kanë operuar gjatë gjithë kohës. Në raste ekstreme, të njëjtat kanë mundur të aplikojnë për një përqindje të vogël të fuqisë punëtore, nëse dokumentojnë që segmente të caktuara të aktivitetit të tyre nuk kanë funksionuar (për shembull tekstili tek supermarketet)”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, për këtë masë deri më tani kanë aplikuar 133 mijë persona, që nënkupton 37 mijë ndërmarrje.
Ky është reagimi i plotë:
Reagim dhe vetëdijesim ndaj keqpërdoruesëve potencial
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.
Me qëllim të vetëdijesimit të opinionit të gjerë ju njoftojmë se informata në vijim ka të bëjë me implementimin e masës 1.3 të Pakos emergjente dhe përmban informata të rëndësisë së veçantë.
Masa 1.3 synon mbështetjen e ndërmarrjeve vendore, përfshirë këtu edhe OJQ-të dhe të vetë-punësuarit, që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së aktivitetit të tyre për shkak të masave të ndërmarra me qëllim luftimin e pandemisë COVID 19.
Përmes kësaj mase, ndërmarrjeve u mundësohet mbulimi i një pjese të kostos së fuqisë punëtore (jo e gjithë kostoja) dhe një pjese të kostos së qerasë.
Kjo masë assesi nuk nënkupton zëvendësim të obligimit privat për shlyerje të këtyre detyrimeve me atë publik në përgjithësi, por aplikohet vetëm për ndërmarrje në vështirësi.
Deri më sot, për përfitim nga kjo masë kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje, dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona.
Fatkeqësisht një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë shfrytëzuar këtë hapësirë, edhe pse nuk janë të ndikuar nga vendimet e qeverisë, të paktën jo në masën që arsyeton aplikimin për kompensim. Ka edhe të tillë që kanë aplikuar gabimisht meqë nevojat e tyre është dashur të adresohen përmes masave tjera.
Prandaj Ministria e Financave dhe Transfereve njoftonë se:
Ndërmarrjet që operojnë në sektorët e tregtisë me pakicë (marketet ushqimore dhe supermarketet), farmacitë dhe furrat e bukës, nuk duhet të jenë pjesë e masës 3, meqë të njëjtat kanë operuar gjatë gjithë kohës. Në raste ekstreme, të njëjtat kanë mundur të aplikojnë për një përqindje të vogël të fuqisë punëtore, nëse dokumentojnë që segmente të caktuara të aktivitetit të tyre nuk kanë funksionuar (për shembull tekstili tek supermarketet).
Shkollat dhe universitetet private nuk duhet të jenë në mesin e aplikantëve meqë të njëjtit kanë vazhduar edhe mësimin online, edhe arkëtimin e pagesave nga nxënësit dhe studentët e tyre. Në rast të aprovimit të vonesave në pagesa nga studentët apo nxënësit, këto institucione duhet të aplikojnë për likuiditet e jo mbështetje.
Ndërmarrjet prodhuese dhe tjera të cilat e kanë vazhduar veprimtarinë gjatë gjithë kohës është dashur të aplikojnë vetëm në margjinë në rastet kur një pjesë e punëtorëve nuk ka mundur të punojë si rezultat i masave kufizuese.
Ndërmarrjet që ofrojnë shërbime për sektorin publik dhe janë kompensuar nga kontraktori nuk është dashur të jenë pjesë e masës së 3 meqë të njëjtat kanë operuar dhe janë kompensuar për shërbimet e ofruara. Aplikimi eventualisht mund të arsyetohet vetëm në rast se ndërmarrjet e njëjta ofrojnë shërbime edhe për sektorin privat dhe aty ka pas ulje të aktivitetit, por vetëm për atë pjesë dhe vetëm për ata punëtorë.
Secila ndërmarrje që e gjen veten në pikat 1 deri 4, duhet të jetë e vetëdijshme se ka kryer mashtrim të institucioneve publike duke tentuar të përfitojë pa të drejtë, edhe atë në momente kritike për vendin dhe shoqërinë. SI të tilla, këto ndërmarrje rekomandohet të tërheqin aplikimet e tyre menjëherë, dhe në rast se pagesat janë ekzekutuar, të njëjtat t’i kthejnë në arkën e shtetit. Të jenë të sigurta se secila kërkesë do të ri-trajtohet dhe për çdo keqpërdorim, krahas detyrimit për kthimin e shumave të keqpërdorura, do të aplikohen edhe dënime meritore.
Sigurojmë opinionin që Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi ka ofruar sqarime të detajuara për mënyrën dhe të drejtën e aplikimit dhe rrjedhimisht inkurajojmë edhe në vijim të gjithë ata që disponojnë me informata relevante që zbardhin rastet e keqpërdorimit, të ju drejtohen organeve përkatëse dhe mund të na njoftojnë.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK