Në Maqedoninë e Veriut, sërish është rritur numri i rasteve pozitive me Covid-19.
Kryeqyteti Shkupi mbetet vatër e virusit, me 5695 raste aktive, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë, në të janë regjistruar 49.775 të diagnostikuar nga Covid-19.
Pas Shkupit, radhitet Prilepi me 824 raste aktive, Kavadari me 616 raste aktive, Ohri me 464 raste aktive, Kumanova me 410 raste aktive, Negotina me 289 raste aktive dhe Tetova me 371 raste aktive.
Qytetet tjera kanë më pak raste aktive.
Rritja e rasteve ka bërë që të ulë kapacitetet spitalore, për çfarë u rihapen sërish qendrat Covid në Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën Gastroenterohepatologjisë, Klinën për Sëmundje të Syve dhe në Klinikën për Hundë, Gojë dhe Fyt.
Deri në këtë momenti, në tërë sthetin ka 11.640 raste aktive, kurse që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 112.646 raste pozitive.
Deri tani, në vend janë regjistruar 566.183 testime, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 3.319, kurse janë shëruar 97.687 të tjerë.
Në mungesë të kuorumit s’votohet rezoluta e opozitës për KEK...
BIK-u dënon sulmin terrorist në Ankara
FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina
Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale në kuadër të Muajit N...
Të paktën 17 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë
Gjykata të hënën merr vendimin përfundimtar për Bedri Krasni...