Një pacient i konfirmuar me koronavirus Covid-19 nga Vushtrria, ka vizituar sot ambulancat specialistike në QKUK.
Gazeta Shneta ka siguruar nga burime brenda QKUK-së fletudhëzimin që i është lëshuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, ku shihet se pacienti ishte udhëzuar për vizitë specialistike në Klinikën Infektive.
Por i njëjti është paraqitur në ambulancën specialistike të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, ndonëse ka qenë i vetëdijshëm se ishte infektuar me koronavirus.
“Pacienti ka ardhur në ndërtesën e ambulancave sikurse të gjithë pacientët tjerë. Ai ka hyrë në ambulanca dhe ka deklaruar se është pozitiv me Covid. Sa pacientë të tjerë ka mundur t’i infektojë gjatë kohës sa ka pritur për vizitë”, ka deklaruar një burim për Gazetën Shneta.
Burimi ka thënë se pacienti ka hyrë në ambulancën e Kirurgjisë Vaskulare ku ka kërkuar trajtim nga mjekët, të cilët nuk kanë pasur veshje mbrojtëse nga virusi, përveç maskave kirurgjike.
Gazeta ka mësuar tutje se pacienti ka pasur nevojë për vizitë vaskulare për shkak të këmbës së amputuar, por nuk ka dhënë sqarime pse është paraqitur në ambulancën specialistike e nuk ka shkuar në Klinikën Infektive.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...