Covid-19 ka një ndikim të gjerë efektesh në sistemin imunitar. Ndërkohë që ka të dhëna mbi efektet respiratore, kardiake, neurologjike, gastrointestinale, okulare dhe sistemet urologjike, ka shumë pak informacion për efektet e tij në shëndetin riprodhues grave.
Një analizë e mjekëve shqiptarë, Edmond dhe Entela Puca, përkatësisht infeksionist dhe endokrinologe, tregon se Covid-19 është shkaktar i amenorres (ndërprerje e menstruacioneve) tek një vajzë 27-vjeçare.
“Synimet tona janë të përshkruajmë një rast unik që ka zhvilluar amenorre gjatë dhe pas infeksionit SARS-CoV-2 dhe të shtyjnë studiuesit të bëjnë më shumë kërkime për të kuptuar efektet e Infeksioni SARS-CoV-2 në vezore”, thuhet më tej në analizën e publikuar nga mjekët në revistën mjekësore “Journal of Medical Cases”.
Duke përjashtuar çdo arsye tjetër të mundshme të shkaktarëve të kësaj gjendje, mjekët shkruajnë se gjendja e pacientes gjatë infektimit kishte qenë e lehtë. Sipas tyre efektet negative të infeksionit SARS-CoV-2 në fertilitet janë të paqarta, sepse studimet në këtë drejtim janë të pakta.
“Është e mundur që rastet e ngjashme të amenorresë janë anashkaluar në praktikën klinike për shkak të efekteve jo shqetësuese të ndërprerjes së menstruacioneve. Për më tepër, pacientet femra ndoshta ngurrojnë të konsultohen me një mjek për këtë çështje dhe preferojnë të presin deri në momentin që cikli i tyre kthehet në normalitet”, kanë shkruar në raport mjekët.
Duke folur në gjuhë shkencore mjekët shpjegojnë se ka një mungesë të dhënash mbi efektin e SARS-CoV-2 në tubin fallopian (ku transportohen qelizat e spermës mashkullore në vezë).
Infeksioni nga SARS-CoV-2 është një sëmundje e panjohur dhe është e rëndësishme që mjekët të kuptojnë shumëllojshmërinë e komplikimeve të tij./gazetashqip/
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...