Në periudhën prej 29 qershor deri më 5 korrik, sipas raportit të Institutit për shëndet publik, shënohet ulje e numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve, ndërsa rritje e numrit të personave të shëruar në krahasim me javën e kaluar të njoftimit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në këtë periudhë janë bërë gjithsej 8.422 testime, ndërsa janë regjistruar 917 raste pozitive me Kovid-19, që është për 186 raste më pak se javën e kaluar. Në tre javët e fundit numri i rasteve të reja në nivel javor shënon rënie, si dhe përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit. Në periudhën prej 29 qershor deri më 5 korrik kjo përqindje paraqet 10,9 për qind.
Janë regjistruar raste në 25 qytete, me ç’rast përqindje më të madhe të të infektuarve ka në Shkup 9 45,9%) dhe në Tetovë (10,3%). Në 17 qytete të vendit, për periudhën e njejtë, numri i rasteve të reja është nën 20.
Nga të sëmurët e rinj në këtë periudhë përqindje më e madhe janë personat nën 60 vjeç (22,9%), më pas personat prej 50-59 vjeç – 19,8%, është vërejtur ulje e vogël në krahasim me periudhën e kaluar tek persona të moshës mes 40-49 vjeç dhe rritje e vogël e përqindjes tek personat mes 30-39 dhe 20-29 vjeç. Numër më të vogël të rasteve të reja ka tek fëmijët e moshës deri nëntë vjeç – 3,1%, dhe prej 10-19 vjeç – 4,1% nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve të rinj.
Nga rastet në këtë periudhë, të cilët janë hulumtuar epidemiologjikisht, janë hospitalizuar 113 persona apo 13,4 për qind, që paraqet ulje për katër për qind në krahasim me javën e kaluar të njoftimit, ndërsa tek 205 persona apo 25 për qind është regjistruar prani e komorbiditetit.
Në periudhën 29 qershor deri 5 korrik, janë regjistruar 46 raste të vdekjes, që është 11 më pak se java e kaluar e njoftimit. Numër më i madh i rasteve janë personat mbi 60 vjeç (67,4 %). Tek 38 nga rastet e vdekjes (82,6%) janë regjistruar komorbiditete të kaluara.
Të shëruar llogariten 613 persona të cilët ishin hospitalizuar apo në mjekim shtëpiak, që është për 166 persona më shumë se java e kaluar e njoftimit (21-28 qershor). Ky gjithashtu është indikator i rëndësishëm dhe pozitiv i cili ndikon në ulje të rritjes së rasteve aktive, qëndron në raportin javor të Institutit për shëndet publik./alsat
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura