Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë mosrespektimi i rekomandimeve për parandalimin e virusit COVID-19 nga një pjesë e madhe e qytetarëve po e mbingarkon edhe stafin mjekësor, përveçqë po shkakton rritje të rasteve të reja me koronavirus.
Meqë vetëm apeli për masat mbrojtëse te qytetarët nuk është i mjaftueshëm, Ramadani tha se janë duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë që të menaxhohet situata edhe me mbikëqyrjen nga inspektorët dhe organet e rendit.
“Situata epidemiologjike ditëve të fundit është me raste të rritura. Edhe ekipi jonë me mund të madh jemi duke e mbajtur situatën epidemiologjike… Qytetarët nuk po i mbajnë tri rregulla: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskës si dhe larjen e shpeshtë të duarve. Këto numra flasin shumëçka. Lehtësimi i masave është bërë nga njerëz shumë profesional të epidemiologëve dhe me rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë, e cila e ka aprovuar dhe jemi duke e diskutuar bashke që nuk mjaftojnë vetëm apelet që po bëhen, por duhet të ketë edhe një mbikëqyrje solide e inspektorateve dhe organeve të rendit”, ka thënë Ramadani.
Ai ka theksuar se rritja e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19 flet për përkeqësim të situatës. Por sipas tij, të premten qytetarët do ta kenë një manual me të gjithë udhëzuesit se si duhet të sillemi në situatë pandemike.
Ramadani tha se shqetësuese është edhe gjuha fyese qe po i drejtohet IKSHPK-së, pasi siç tha ai puna intensive dhe e mbingarkuar që po bëhet në këtë institut nuk po respektohet as nga qytetarët as nga kryetarët e komunave.
“Numri i rasteve është shqetësues, dhe më shqetësuese është kur kryetarët e komunave ankohen tek IKSHPK-ja. Dikush është në kokërr shpine, e dikush punon pa ndalë. Ky laborator punon pa ndalë. Diagnostimi me real time PCR bëhet në procedurë të shpejtë. Testi negativ apo pozitiv nuk flet asgjë për qytetarët të cilët nuk kujdesen për shëndetin e tyre. Një grykësi e paparë edhe në pandemi unë nuk kam parë…Po shajnë e ofendojnë njerëzit për vonesat e rezultateve të analizave, por nuk ka urgjencë në testim. Ata që kanë nevojë për testim duhet të planifikohen dhe kjo shkon deri në 14 ditë. Vrapojnë si të çmendur në institucionet shëndetësore për të kryer analizat. Na respektoni se po ua shpëtojmë jetën. Na ruani, që të ju ruajmë”, ka apeluar Ramadani në RTV Dukagjini.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë