Google ADS

Rama: Vaksinimi masiv u bë fal nesh

17:40 | 12 Prill 2021
V. S.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Elbasanit. Rama tha se vota në 25 Prill duhet të jetë për Partinë Socialiste, që sipas tij është e ardhmja dhe jo për PD-në, pasi sipas tij është e shkuara.

Kryetari i socialistëve shtoi sot vaksinimi masiv duket si një gjë normale edhe pse vende të tjera janë në fillim të këtij procesi.

“Si mundet që të ketë njerëz që të besojnë akoma në këto lloj çudish. Në çudi që shqiptarët i kanë paguar shtrenjt në të shkuarën. Nga ana tjetër zgjedhja për ne dhe zgjedhja me ne është e qartë që të vazhdojmë të punojmë dhe të ngjitemi. Ne jemi në fazën se tejkalimi i fazës së pandemisë dukej si një gjë e kaluar. Jemi në fazën që gjithkujt vaksinimi masiv i duket si një e zakonshme.

Dëgjoj njerëz që thonë se këtë gjë do ta bënte gjithkush dhe se e kemi për detyrë. Patjetër që e kemi për detyrë, por ne jemi ata që realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër rreth e rrotull. E kemi për detyrë dhe ne nuk flemë, nuk dorëzohemi“, tha Rama.

Teksa u kërkoi sërish votën vajzave dhe grave, Rama tha se me Partinë Socialiste qeverisja ka një barazi të plotë gjinore./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme