Rama tregon si do dalim të shtunën e të dielën, dyqanet që do të jenë hapur e cilat jo

15:48 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Pas 3 fundjavash izolimi qeveria ka menduar që të nisë procesi i hapjes duke nisur nga kjo e shtunë. Por pavarësisht nga këto hapa lehtësues sërish do të ketë kufizime për këmbësorët. Me anë të një statusi në facebook, kryeministri Rama sqaron të shtunën dhe të dielën pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00.

Gjithashtu edhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Gjithashtu të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30, ndërsa të dielën nuk do të kenë mundësi të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Gjatë fundjavës do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Postimi i plotë:

? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30?

? TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30?

TË DIELËN TË GJITHA MBYLLUR?

? GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE (përjashtuar ata që punojnë me autorizimet përkatëse)⛔️

? KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ?

*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme