Google ADS

Rama poston pamjet brenda spitalit ‘Covid -3’: Realitet ndryshe nga akuzat e opozitës

11:32 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar pamjet të tjera nga spitalet covid në Shqipëri.

Këtë radhë Rama ka publikuar pamjet brenda spitalit COVID 3, që ka pak ditë që është hapur për pacientët e infektuar. Krahas videos Rama shkruan se realiteti i sistemit të mbrojtjes shëndetësore, është ndryshe nga çfarë akuzon opozita.

“Mirëmëngjes dhe me Pjesën e Dytë të ekskluzives nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë Zv drejtorja e QSUNT, Arjana Strakosha, në videon e Ramës ka hedhur poshtë të gjithë akuzat e opozitës gjatë këtyre ditëve se në spitalet COVID nuk ka shtretër.

“Jemi në strukturën COVID 3. Ka të gjithë parmetrat e 1 spitali, me 130 shtretër, me hapësira të bollshme me zonë jeshile dhe të kuqe. Zona jeshile është zona ku të gjithë mjekët relaksohen dhe lahen. Pashë një alarm fals se nuk ka shtretër dhe se njerëzit shtrihen nëpër korridore. Nuk është e vërtetë sepse vetë ne të parët nuk do e lejojmë kurrë këtë dramë. Do kishim planet tona A B C D gjithmonë ka një skenar për të shërbyer popullit. Të sëmurët më rëndë shtrohen te COVID 1 kurse me stade të tjera kalojnë te COVID3”, tha ajo./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme