Rama paralajmëron rikthimin e karantinës

01:15 | 12 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama rikthehet të flasë për situatën me koronavirusin, pas rritjes së shifrave ditët e fundit. Rama paralajmëroi se nëse rastet e reja dhe shtrimet në spital vijojnë të rritet, do rikthehen masat kufizuese.

“3 ditët e fundit kemi më shumë shtrime në spital se sa në kulmin e pandemisë. Ekonomia bie dhe ekonomia rritet prapë. Nuk dua që ndëshkimet të rikthehen për bizneset dhe qytetarët.

Nëse vazhdojmë kështu dhe nëse rriten numrat e shtrimeve në spital, nuk kemi çfarë të bëjmë dhe do rifillojmë nga e para“, u shpreh Rama, duke paralajmëruar sërish masa kufizuese dhe karantinën./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme