Pasi mori dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha për gazetarët se Shqipëria ka hyrë në fazën e zbatimit të kontratës së Pfizer-it. Sipas tij kjo pjesë është e rëndësishme pavarësisht se të hënën erdhën në Shqipëri shumë më pak doza nga sa ishin parashikuar.
“Shqipëria së bashku me Serbinë janë të vetmet vende që kanë nisur vaksinimin për mjekët dhe infermierët”, tha kreu i ekzekutivit.
Po ashtu ai njoftoi se mbrëmjen e kaluar ka marrë konfirmimin se gjatë muajit shkurt do të vijnë mbi 40 mijë doza nga Pfizer. Me ardhjen e këtyre dozave, Rama tha se është i mundur vaksinimi i gjithë bluzave të bardha, por do të niset edhe me të moshuarit.
“Mesa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizerin. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë dhe nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin atëherë duket shumë pak, por në fakt, e para mos të harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Së dyti mos të harrojmë që situata e përgjithshme e vaksinimit në krejt Europën është tejet kaotike. Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë e kusur dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë edhe 30 mijë e kusur dozat e tjera sipas angazhimit të darkës së vonë mbrëmë. Jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët dhe të fillojmë me ata që janë në moshë më të thyer”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar shtoi se qeveria është pranë një marrëveshje me AstraZeneca, ndërsa theksoi se skenari për vaksinimin e popullatës në 14 muaj është ende i realizueshëm.
Kreu i qeverisë tha se situata është dinamike, ndërsa premtoi se do të bëjë publike analizat e antitrupave për të vërtetuar që nuk ka marrë ujë fiziologjik, por vaksinën.
“Nuk ka gjëra fikse, nuk ka data fikse është një situatë dinamike për të gjithë. Lërjani shkencëtarët shkencën dhe mos ndërhyni në debate që janë shumë të komplikuara të natyrës shkencore. Vaksina është me dëshirë. Vaksina nuk është me pagesë, është falas. Ne iu këshillojmë të gjithëve që të mos hezitojnë që ta bëjnë. Arsyeja pse vij këtu është vetëm për të përcjellë këtë mesazh. Siç kam premtuar do t’ju vë në dispozicion analizën e antitrupave për të parë ka pasur apo jo efekt, ka qenë ujë fiziologjik nga rrjetat e kokës së analistëve apo ka qenë Pfizer. Për të tjerat duhet durim, ne jemi ditë natë për këtë punë realisht”, tha Rama./tvklan
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...