Google ADS

Rakacolli: Kjo javë e rëndësishme, do gjykojmë nëse do ketë masa të reja

13:24 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Komiteti teknik i ekspertëve në një konferencë për mediat tha se Tirana, Gjirokastra dhe Lezha janë ndër më të prekurat nga covid-19.

Megjithatë Albana Fico tha se gjendja deri tani është relativisht e qëndrueshme.

“Vihet re qëndrueshmëri në spitalet Covid të numrit të pacientëve. 365 raste për 100 mijë banorë, më e ulëta në rajon”, tha ajo.

Ndërsa kreu i komiteti teknik Mira Rakacolli u shpreh se” në bazë të vlerave që do kemi do gjykojmë nëse do ketë masa të reja apo do mbetemi në këto masa”.

“Kjo javë është e rëndësishme për të vendosur se si do vijojë gjendja me tej, nëse do shtohen masat apo do rrimë në këto që kemi aktualisht”, tha ajo./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme