Raka tregon pse në Kosovë po infektohen me koronavirus edhe të vaksinuarit

21:15 | 18 Gusht 2021
L G

Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ka shpjeguar rastet kur me Covid-19 po infektohen edhe personat e vaksinuar.

Raka thotë se duhet kaluar të paktën 15 ditë nga dy dozat e vaksinës që të fitohen antitrupat kundër Covid-19.

“Pjesë më e madhe e njerëzve që preken dhe sëmuren përkundër vaksinimit mirëpo duhet me sqaruar, pasi e merr dozën e parë, duhet me kaluar 15 ditë për me u krijuar antitrupat për me të mbrojt. Veç një dozë nuk mjafton, doza e parë të mbron 35 për qind. Kur e marrim dozën e dytë, duhet me pritë edhe dy javë dhe tek pas 2 javësh të dozës së dytë konsiderohesh se je i vaksinim plotësisht’, tha Raka në emisionin “Frontal”.

“Por te ne ka ndodh, e ka marrë vaksinën, qoftë dozën e parë, qoftë dozën e dytë sot, të nesërmen ka shkuar në dasma, ose ka shkuar në klub. Nuk janë krijuar antitrupat e mjaftueshëm. Kjo është sidomos këshillë për njerëzit që tash ja kanë mësy vaksinimit. Nëse e merr sot vaksinën dhe nuk i ndal nejat atëherë je i rrezikuar”, shpjegoi mikrobiologu.

Të ngjashme