Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zbutur masat për mbrojtje nga coronavirusi, pas uljes së numrit të infektimeve.
Qytetarët këtë verë do të mund të lëvizin pa maska në ambiente të hapura, ndërsa është vendosur që të lejohet edhe organizimi i dasmave.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është ulur në të gjithë qytetet në vend. Në listën e qyteteve pa raste aktive janë: Demir Kapia, Pehçeva dhe Dojrani.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 1.083, ndërsa sipas qyteteve është si më poshtë: Shkup – 441, Kumanovë – 105, Prilep – 61, Tetovë – 45, Manastir – 54, Veles – 15, Gostivar -24, Kavadar – 11, Ohër – 55, Shtip – 21, Strumicë – 39, Strugë – 25, Koçan – 14, Kërçovë – 42, Gjevgjeli – 7, Resnjë – 12 dhe qytete tjera.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 155.304, prej të cilëve 148.798 janë shëruar, ndërsa 5.423 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...