Sllovenia i ka hapur kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, por me kusht që të posedojnë test PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë.
Në njoftimin e publikuar nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup, thuhet se testi duhet të bëhet në laboratorët referent në shtet, gjegjësisht në Institutin për Shëndet Publik, përcjell telegrafi maqedoni.
Në njoftim gjithashtu thuhet se vlen edhe përjashtimi pa test dhe karantinë në Slloveni, me qëllim që të mbahen kontaktet me anëtarët e ngushtë të familjes (por jo të qëndrohet më shumë se 72 orë), si dhe për kalim të kufirit për fëmijët nën 14-vjeç, të cilët udhëtojnë me anëtarët e ngushtë të familjes, të cilët posedojnë test negativ PCR.
Ky vendim i Qeverisë së Sllovenisë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, hyn në fuqi prej sot.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...