Qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë jashtë vendit, por rrezikun ta marrin mbi vete, kështu që në vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia e Veriut ju duhet të nënshkruani një deklaratë të përshtatshme të lëshuar nga Ministria e Brendshme.
Mbushja do të bëhet në vendkalimet kufitare, ndërsa me atë deklaratë, çdo qytetar merr përsipër të mos kërkojë ndihmë nga shteti, në rast se has një problem jashtë vendit.
Pas hyrjes në vend, çdo qytetar duhet të paraqesë një test të vlefshëm PSR, të bërë brenda 72 orë dhe duhet të jetë negativ.
Në vendkalimin kufitar nënshkruhet edhe deklaratë për vetizolim 14-ditor. Nëse nuk paraqitet një test PSR gjatë hyrjes në vend, atëherë duhet të shkoni në karantinë shtetërore 14-ditor./telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...