Udhëtarët nga Maqedonia, si dhe nga Shqipëria, Serbia, SHBA, Libani dhe Tajvani, nga 24 qershori do të mund të hyjnë në Holandë pa asnjë kufizim, njofton “Schengen Visa Info”.
Sipas informacionit, udhëtarët nga këto gjashtë vende, përfshirë turistët, nuk do të duhet të kenë test negativ për coronavirus ose certifikatë vaksinimi dhe nuk do të duhet të shkojnë në karantinë.
Vendimi u njoftua nga Qeveria e Holandës, me rekomandimin e Këshillit të BE për të shtuar vendet e përmendura në listën e vendeve të botës së tretë epidemiologjikisht të sigurt, qytetarët e të cilëve duhet tu lejohet të udhëtojnë në BE.
Sidoqoftë, ata që mbërrijnë në Holandë me avion do të duhet të plotësojnë një deklaratë shëndetësore, të cilën disa kompani ajrore i lejojnë ata të plotësojnë në format dixhital kur një pasagjer regjistrohet për një fluturim.
“Nëse vini nga një vend ku rreziku i kontraktimit të Covid-19 është i ulët (vende të sigurta), nuk keni pse të tregoni një rezultat negativ nga testi për coronavirus kur udhëtoni për në Holandë. Gjithashtu, nuk keni pse të shkoni në vetë-izolim pasi të keni mbërritur në Holandë,” thonë nga Qeveria./Telegrafi/
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...