Sipas një studimi të fundit kinez, qumështi i nënës mund të parandalojë ose të trajtojë koronavirusin.
Një ekip studiuesish nga Pekini testoi efektin e qumështit të gjirit të njeriut në qelizat e ekspozuara ndaj virusit Covid-19. Qumështi u mblodh në vitin 2017, pak para fillimit të pandemisë, dhe llojet e qelizave të testuara ndryshonin nga qelizat e veshkave të kafshëve në qelizat e mushkërive dhe zorrës së re të njeriut, transmeton portal arbresh.info
Rezultati ishte se shumica e bakterieve u vranë nga qumështi i gjirit.
Qumështi i gjirit ishte “bllokimi i lidhjes virale, hyrjes dhe madje edhe replikimit viral pas hyrjes”, shkruajti ekipi i udhëhequr nga Profesor Tong Yigang nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit në dy studime të botuara në biorxiv.org .
Në Ëuhan, ku edhe shpërtheu koronavirusi, foshnjat e sapolindura janë ndarë nga nënat e tyre që rezultuan pozitive me koronavirus dhe janë ushqyr me qumësht formule.
Por shkencëtarët kanë bërë thirrje që nënat të ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri edhe nëse janë prekur nga koronavirusi. Ky koment i shkencëtarëve ka marrë edhe mbështetjen e OBSH-së./arbresh.info/
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora