Falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit dhe përkushtimit nga stafi shëndetësorë është arritur të krijohen hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve që kanë nevojë për spitalizim në klinikat e Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kështu u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi për media të lëshuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Në njoftim thuhet se përveç Klinikës Infektive, janë krijuar hapësira me shtretër edhe në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësi Sportive), poashtu në Klinikën Infektive 3 ( Interno), por edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv- COVID.
“Të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor mund të shtrihen për trajtim në QKUK, ka hapësira dhe shtretër të mjaftueshme.Lajmet e postuara, se kinse nuk asnjë vend të lirë në QKUK nuk qëndrojnë dhe se QKUK ka ekipet mjekësore 24-orë që ofrojnë trajtim për pacientët me COVID-19”, njofton SHSKUK./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...