QKUK: Bie në 80 numri i të hospitalizuarve me COVID-19

00:27 | 26 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Ka rënë në 80 numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Këtë e ka thënë sonte infektologu Murat Mehmeti, i cili ka theksuar se gjysma prej tyre janë me oksigjenoterapi, njofton Klan Kosova.

“Për fat të mirë nuk kemi ndonjë pacient të intibuar. Tre pacientë janë në mjekim intensiv, ata qëndrojnë mirë me oksigjen me maskë të zakonshme”, është shprehur Mehmeti.

“Kemi një rënie të vogël të fluksit të pacientëve dhe kjo sigurisht. Kemi pacientë në gjendje më të lehtë. Fakti që ka rënë paska numri i të sëmurëve nënkupton se edhe dinamika është më e vogël. Numri 80 i pacientëve nënkupton se duhet punë dhe përkushtim i madh sepse gati të gjithë këta pacientë janë në oksigjenoterapi”.

“Në përgjithësi janë mosha më të shtyra pa përjashtuar edhe moshat më të reja. Rastet më në rrezik janë pacientët në moshë më të shtyrë sikurse pacientët më sëmundje kronike”.

Mehmeti ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria muajin e kaluar duket se tek tash kanë treguar rezultat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme