Google ADS

Qeveria sot mban seancë, pritet zgjatja e orës policore

12:26 | 5 Prill 2021
V. S.

Shtabi Kryesor i Krizave ka sjellë vendim për ashpërsim të masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Siç raportojnë disa mediume, Qeverisë i është propozuar ta zgjasë orën policore dhe e njëjta të fillojë nga ora 20:00.

Gjithashtu është propozuar që të kufizohet orari i punës së objekteve hotelerike, të cilët sipas vendimit të fundit janë të hapura deri në ora 21:00.

Për momentin nuk ka konfirmim nga Shtabi Kryesor për masat e propozuar, por Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar seancë për sot në ora 13:00, në të cilën siç thuhet në njoftim, do të diskutohet për gjendjen aktuale me COVID-19.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe mbushje të kapaciteteve spitalore./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme