Qeveria ka rishikuar për herë të katërt buxhetin e vitit 2020 ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia.
Në aktin e fundit normativ financat kanë bërë vetëm disa rialokime dhe shtesa fondesh, pa prekur treguesit kryesor të buxhetit.
Më konkretisht, janë alokuar 3.4 miliardë lekë si shpërblim për më shumë se 677,906 pensionistë e përfitues të tjerë, 1.4 miliardë lekë fonde shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, teksa më shumë mbështetje ka marrë edhe infrastruktura me 4.4 miliardë lekë më shumë.
“Përfitojnë 932 persona në pension familjarë dhe mbi 8045 persona të tjerë në pension të parakohshëm që apo kanë trajtim financiar të veçantë. 400 milionë lekë shkojnë për spitalet për trajtimin e situatës të Covid-19. Ky akt normativ gjithashtu parashikon dhe një mbështetje shtesë për infrastrukturën dhe energjinë, dhe konkretisht për të mbështetur reformën e ujit. Riaolokojmë 2.9 miliardë lekë pagesa për rreth 30 projekte, të cilat kanë avancuar me punimet dhe zbatohen nga agjencitë përkatëse dhe bashkitë.”
Paralelisht, qeveria ka akorduar edhe një shtesë fondi prej 673 milionë lekë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, para që do të shkojnë për projektin e identifikimit elektronik të zgjedhësve si dhe atë pilot të votimit dhe numërimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ndërsa arsimi nga ana tjetër do të financohet me 100 milionë lekë më shumë, fond i cili do të vihet në dispozicion të kërkimit shkencor.
Këtë vit, qeveria pret që ekonomia të tkurret me 6.1% si pasojë e krizës që ka shkaktuar pandemia globale Covid-19, teksa parashikon që t’i rikthehet rimëkëmbjes vitin e ardhshëm./TCH
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...