Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në buxhetin e këtij viti, duke pretenduar se gjatë këtij viti do të mposhtet edhe pandemia COVID19.
Kryeministri, Albin Kurti, u përball me një varg kërkesash nga ministrat për çështje të ndryshme.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se kanë përcjellur treguesit ekonomik dhe fiskalë dhe sinjalizojnë një rikuperim më të shpejtë së sa që është planifikuar.
“Kemi finalizuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Kemi përcjellë treguesit edhe ekonomik dhe fiskalë dhe sinjalizojnë një rikuperim më të shpejtë së sa që është planifikuara. Në vitin 2021 qeveria synon mposhtjen e pandemisë dhe adresimin e rimëkëmbjes ekonomike. Të gjithë treguesit tregojnë për rikuperim të ndjeshëm krahasuar me projeksionet fillestare”, deklaroi Murati.
Ai bëri të ditur se tani bëhet fjalë për një buxhet rreth dy miliardë e gjysmë.
“Me këtë rishikim buxhetor rezultatet e pas dy vjetëve po i arrijmë tani. Kjo rritje përfshinë edhe dividentën. Borxhi publik, ka rënie nga 28.6, në 27.6% të Bruto Produktit Vendor”, deklaroi Murati.
Ministria e Bujqësisë pati kërkesë për një buxhet shtesë prej 15 milioën euro.
Ministria e Arsimit kërkoi buxhet shtesë për tekstet shkollore.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar para shtesë për blerjen e katër dronëve ushtarak.
“Përmes planit të tranzicionit, kemi nevojë për drone, dhe bazuar në planin e blerjes, kemi bërë kërkesë për blerjen e dronit. Kemi marrë letrën e ofertës dhe kosto e ofertë për 4 copë, është në vlerë prej 11.9 milionë euro. Ministria e Mbrojtjes mund të mbështesë këtë projekt me 1.5 milionë, dhe me qëllim të pagesës së këstit të parë, kërkojmë mbështetje financiare për të blerë dronet”, është shprehur Mehaj.
Kryeministri, Albin Kurti, ishte dakord me kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Unë jam dakord me kërkesën e juaj. Me këtë shtesë do të bëjmë edhe këtë ndryshim”, është shprehur Kurti, derisa po diskutohen ndryshimet në buxhetin e këtij viti.
Kabineti qeveritar ka para vetes 22 pika të rendit të ditës./arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona