India ka thënë se një variant i ri (mutant i dyfishtë) i koronavirusit i zbuluar për herë të parë atje në mars lidhet me valën e dytë vdekjeprurëse.
Një mutant i dyfishtë është kur dy mutacione bashkohen në të njëjtin virus.
Mostrat që përmbajnë mutantin, ose variantin B.1.617, janë gjetur në disa shtete në numër të madh. Një zyrtar në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Sëmundjeve tha se ende nuk ishin në gjendje të krijonin plotësisht një korrelacion.
Ndërkohë, India raportoi një rekord 412,000 raste në 24 orë të mërkurën, dhe 3,980 vdekje.
Këshilltari i lartë shkencor i qeverisë gjithashtu paralajmëroi që një valë e tretë është e pashmangshme, informon abcnews.al.
Rritja aktuale e virusit tashmë ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor, ku ka mungesë të shtretërve, mungesë oksigjeni dhe madje mungesë hapësire për krematoriume.
Disa shtete janë nën bllokim total ose të lokalizuar, ndërsa qeveria ngurron të vendosë një bllokim kombëtar, nga frika e ndikimit në ekonomi./abcnews.al/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...