Pyetur nga Euronews Albania nëse i ka dhuruar vaksina Shqipërisë, qeveria gjermane reagoi duke mohuar që të jetë vendi “misterioz” i Bashkimit Europian që i dha Shqipërisë 957 doza.
Sebastian Gülde zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë gjermane u shpreh se: “Qeveria Federale Gjermane nuk ka çuar asnjë dozë vaksine tek asnjë vend. Ne nuk kemi informacion rreth donatorit”.
Ditën e sotme mediat raportuan se vendi i origjinës së dozave të ardhura nga një shtet dhurues, që sipas kryeministrit Edi Rama ka kërkuar të mbetet anonim ishte Gjermania. Megjithatë, mes mungesës së transparencës për mënyrën e sigurimit të tyre, çmimit dhe kushteve të ruajtjes, duket se vendi dhurues është ende i panjohur për shqiptarët.
Në dy ditët e para të vaksinimit, janë bërë 110 injektime tek mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve, ndërsa kryeministri ishte gjithashtu mes personave të parë që u vaksinuan./euronews.al
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...