Qeveria në Maqedoninë e Veriut sot pritet të vendos për masa të reja anti-Covid, që tashmë janë bërë publike nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe janë pjesë e debateve.
Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar ka propozuar dhe rekomanduar një sërë masash, pas rritjes së rasteve të infektimeve deri në mbi 380 në ditë, për dje ishte 177, megjithatë kishte më pak testime.
Komisioni për Sëmundjet Infektive këto masa ka propozuar:
– Bartjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme.
– Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00.
– Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sërishme të karantinës në pjesë të caktuara të vendit.(INA)
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...