Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi vendim që të fillojë procedura e shpalljes së gjendjes së krizës, në pajtueshmëri me rekomandimin e Këshillit të Sigurisë, me qëllim të ballafaqimit efikase me pasojat nga kriza e shkaktuar nga Covid – 19.
Në këtë drejtim, në pajtueshmëri me ligjin për menaxhim me kriza, në seancën e sotme Qeveria sjelli vendim për ndryshim të vendimit për emërimin e anëtarësi të grupit për vlerësim, me të cilin për anëtar të këtij grupi, emërohen Stojançe Angellov, ushtrues detyre drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Bekim Maksuti, ushtrues i detyrës drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Në këtë seancë është sjellë edhe vendim për ndryshimin e vendimit për emërim të anëtarëve të Komitetit Menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza dhe për anëtarë të komitetit u emërua Stojançe Angellov, ushtrues i detyrës drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe udhëheqës i grupit për vlerësim”, njoftuan nëpërmjet një komunikate nga Qeveria, trasnmeton Portalb.mk.
Me vendimet e seancës së sotme, mundësohet të fillojë procedura për shpalljen e gjendjes së krizës në tërë territorin e shtetit, sipas mendimin të grupit për vlerësim, pas çka do të vijojë propozim i Komitetit Menaxhues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza deri te Qeveria dhe pas kësaj Qeveria do të sjell vendim për shpallje të gjendjes së krizës.
Kujtojmë se sot, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, Këshilli i Sigurisë mbajti seancë, në të cilin u diskutua situata me pandeminë Covid-19. Në këtë seancë, u soll konkudim që t’i propozohet Qeverisë shpallje e gjendjes së krizës në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person