Më shpejt se një test PCR dhe më të saktë se testet rapide, qentë po dalin të jenë më efikas në zbulimin më të shpejt nëse një person është i infektuar me COVID-19.
Një studim i botuar të hënën zbuloi se njerëzit që janë të infektuar me koronavirus lëshojnë një erë të veçantë, të cilën këta qen shumë të stërvitur mund ta zbulojnë me saktësi.
Doktoresha Claire Guest ka qenë gjithmonë e magjepsur nga qentë, dhe marrëdhënia e njerëzve me ta. Pasi studioi psikologji, ajo punoi për ‘’Hearing Dogs’’ për njerëzit e shurdhër, ku takoi një grua e cila tha që kafsha e saj dalmatiane kishte diagnostikuar një melanomë malinje në këmbën e saj. “Ajo vazhdonte të thoshte, ‘qeni e nuhati atë’ “, kujton Guest. Në vitin 2002, Guest bashkoi forcat me një kirurg ortopedik, John Church, për të provuar nëse qentë mund të trajnohen për të bërë dallimin midis urinës nga njerëzit e shëndetshëm dhe atyre me kancer të fshikëzës. Kërkimi, i botuar në BMJ, tregoi se ata mundnin.
Qentë Mjekësorë të Zbulimit u formuan në vitin 2008. Ata trajnojnë qen shoqërues që mund të zbulojnë ndryshimet e aromës tek njerëzit me diabet të tipit 1 dhe çrregullime të tjera të rënda, të emetuara pak para se të përkeqësohet shëndeti i tyre, duke i paralajmëruar ata të marrin masa. Qendra gjithashtu hulumton aftësitë e qenve për të zbuluar kanceret dhe sëmundje të tjera, përfshirë Parkinsonin. Vitin e kaluar një studim me London School of Hygiene & Tropical Medicine tregoi se qentë mund të zbulojnë sëmundjen e malarjes, shkruan TheGuardian.
Tala, një qen i llojit labrador, është një nga gjashtë qentë që morën pjesë në studimin për COVID-19. Studimi zbuloi se qentë mund të zbulonin COVID-19 në veshjet e njerëzve të infektuar me ndjeshmëri deri në 94.3%: ata identifikonin saktë 94 nga çdo 100 njerëz të infektuar. Kjo krahasohet me një ndjeshmëri prej 58-77% për testet rapide, dhe 97.2% për testet PCR.
Sidoqoftë, qentë mundin testet e PCR-së në shpejtësi, duke dhënë një diagnozë brenda sekondave.
Tala ishte nuhatësi më i saktë, duke arritur ndjeshmëri 94.5% dhe një specifikë prej 92% – përqindja e njerëzve të pa infektuar që ai do të identifikonte saktë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...