Hapet edhe një qendër e mbyllur tregtare në Shkup.
Qytetarët iu kthehen zakoneve të vjetra, por me masa të reja. Hynë në dyqane me maska, ata që nuk kanë doreza iu jepen, por nuk blejnë asgjë. Ankohen se nuk mund të paguajnë pa i provuar rrobat. Gjërat e vetme që provohen janë këpucët.
“Ja për shembull unë jam nga Kamenica 150 km larg nga këtu. Do të blej diçka ta çoj në shtëpi për ta provuar dhe nesër më shkon e gjithë dita për ta kthyer. Një fanellë e thjeshtë do më kushtoj 50 euro!”.
“Po ky është kufizim për klientët në rastet të tilla pengohet e drejta e konsumatorëve për zgjedhje të lirë”.
Nga ana tjetër tregtarët shprehin shqetësim se me këto masa restriktive do t’u ulet shitja. Thonë se harxhojnë kohë shumë e shesin pak. Veshjet e kthyera duhet t’i dezinfektojnë për 48h në magazinë.
“Është vështirë të qëllohet numri i veshjeve, sidomos të pantallonave, ndërsa për bluzat është më lehtë. Por, ka një hapësirë prej 15 ditësh të kthehen rrobat”.
“Dyqanet u hapën, por gardërobat mbeten të mbyllura, ndërkaq edhe tregtarët ankohen për maskat dhe dorezat, të cilat duhet t’i mbajnë gjatë gjithë orarit të punës”.
Nga drejtoria e kësaj qendre tregtare thonë se përveç rekomandimeve të qeverisë, janë marrë masa plotësuese në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i të punësuarve dhe klientëve.
“Kur flitet për sistemin e kondicionerëve dhe ventilimit i kemi vendosur të gjitha filtrat e ri të modelit anit-bakteriale, gjithashtu i kemi pastruar të gjitha kanalet e sistemit të ventilimit, ngrohjes-ftohjes – tha Xheladin Xhuli, Drejtor i Qendrës Tregtare.
Sipas protokollit për funksionimin e qendrave të mbyllura tregtare, maskat, dezinfektuesit dhe distanca sociale duhet patjetër të respektohen. Numri i klientëve do të jetë i kufizuar brenda dyqaneve ashtu si edhe orari i punës nga ora 10-18 dhe të dielave nuk do të punojnë./alsat
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë