Më shumë se 18 muaj pas shfaqjes së pandemisë Covid-19, një numër vendesh kanë vendosur se është koha për t’u hapur dhe për të zbatuar modelin “të jetojmë me Covid-19”.
Këto vende janë Danimarka, Singapori, Kili, Afrika e Jugut, Tajlanda.
Danimarka – Qeveria Daneze hoqi të gjitha kufizimet e mbetura të koronavirusit më 10 shtator, duke thënë se Covid-19 nuk ishte më “një sëmundje që konsiderohej si një kërcënim kritik për shoqërinë”.
Danezët tani mund të hyjnë në klube nate dhe restorante pa treguar një “pasaportë Covid”, të përdorin transportin publik pa mbajtur maskë dhe të takohen në një numër të madh, pa kufizime, shkruan Monitor.
Singapori – Qeveria e Singaporit njoftoi në qershor se po planifikonte të zhvendosej drejt një strategjie tjetër në lidhje me Covid-19, duke u përpjekur të kontrollojë përhapjen me vaksina dhe duke monitoruar shtrimet në spital, por pa kufizuar jetën e qytetarëve.
“Lajmi i keq është se Covid-19 nuk mund të largohet kurrë. Lajmi i mirë është se është e mundur të jetosh normalisht me të”.
Kili – Kili është vlerësuar ndërkombëtarisht për fushatën e tij të qetë dhe të suksesshme të vaksinimit. Sipas raporteve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, gati 87% e kilianëve janë plotësisht të vaksinuar.
“Fakti që turistët e huaj mund të vijnë në Kili është një hap i rëndësishëm për rimëkëmbjen e turizmit”, tha Nënsekretari për Turizmin José Luis Uriarte.
Pavarësisht kërcënimit të paraqitur nga varianti Delta, qeveria të mërkurën njoftoi vendimin për të rihapur vendin për turizmin ndërkombëtar nga 1 tetori.
Afrika e Jugut – Afrika e Jugut ka filluar të lehtësojë disa kufizime ndërsa normat e infeksionit ulen në vend.
Lehtësimi i kufizimeve, i shpallur nga Presidenti Cyril Ramaphosa të dielën, është i dukshëm në një vend që kaloi pjesën më të madhe të pandemisë me rregulla jashtëzakonisht të rrepta të distancimit shoqëror, madje duke ndaluar ndonjëherë të gjitha tubimet përveç funeraleve – dhe ku normat e vaksinimit mbeten të ulëta.
Tajlanda – Tajlanda planifikon të ri hapë Bangkokun dhe destinacionet e tjera për vizitorët e huaj muajin e ardhshëm, thanë zyrtarët javën e kaluar, ndërsa kombi i Azisë Juglindore po përpiqet të ringjallë industrinë e turizmit, pavarësisht rritjes së numrit të infeksioneve.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...