Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit në Shqipëri po ndërtojnë një lloj “kushtetute” të të bërit plazh nën kërcënimin e COVID-19.
Pas një pritjeje disajavore, me një industri turizmi që vlen sa një e katërta e prodhimit vjetor dhe të goditur shumë rëndë në 6 muajt e fundit, operatorët dhe klientët mund të shohin se cilat janë alternativat për këtë sezon veror në Shqipëri.
Në draftin e përgatitur nga dy ministri, theksohet se protokolli do të jetë i vlefshëm pasi të miratohet, vetëm nëse qeveria shqiptare do të urdhërojë lehtësimin e masave për të shkuar në plazh, shkruan KOHA.
Broshura informuese, mbrojtje specifike e stafit, monitorim vizitorësh, si matje e temperaturës e deri te kollitja, inventar vetëm për COVID19, dezinfektim konstant, 1.2 metër distancë nga tavolinat e ngrënies, 3 metra distancë kur je në ujë, 3.5 metra distancë ndërmjet çadrave dhe një certifikatë për t’u shpallur i sigurt…, janë vetëm disa nga masat që do të duhet të marrin pikat turistike si dhe duhet të zbatojnë të gjithë vizitorët nëse do të duan të bëjnë pushime.
Sipas draft-protokollit për sezonin turistik, çdo njësi akomoduese do të duhet të ketë një koordinator anticovid-19, i cili do të trajnohet nga autoritetet kompetente për të gjithë procedurën dhe masat parandaluese që duhet të ndërmarrë, me qëllim trajnimin nga ana e tij të stafeve respektive. Koordinatori duhet të hartojë një rregullore të brendshme, në përputhje me këtë protokoll masash, do t’i caktojë detyra konkrete stafit si dhe do të marrë masa për furnizimin me mjetet dhe logjistikën e nevojshme. Në çdo rast, i gjithë stafi duhet të pajiset përgjatë gjithë periudhës së shërbimit, me dorëza dhe maska mbrojtëse të higjienizuara.
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...