Google ADS

Pse përdoruesit e mediave sociale hezitojnë të vaksinohen kundër Covid-19?

01:20 | 20 Prill 2021
Trina Galanxhi

Një studim i kryer nga King’s College London dhe Universiteti i Bristol, i botuar në revistën “Psychology Medicine” ka zbuluar se pse njerëzit po hezitojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

Sipas tyre, refuzuesit më të mëdhenjë të vaksinave janë përdoruesit e mediave sociale, të cilët janë në kontakt më të shpeshtë me teoritë konspirative, transmeton portal arbres.info

Analiza e studiuesve u bazua në një studim të madh përfaqësues të sondazhit të kryer në nëntor-dhjetor 2020. Ata shikuan një sërë faktorësh që studimet e mëparshme kishin zbuluar se kishin lidhje me hezitimin për t’u vaksinuar kundër koronavirusit dhe zbuluan se:

  • Gratë, të rinjtë, njerëzit më pak të arsimuar dhe anëtarët e grupeve të tjera etnike përveç të bardhëve janë më hezitues për t’u vaksinuar.

Sipas studimit, njerëzit që marrin informacionet nga mediat sociale janë më hezituesit.

Dr. Daniel Allington, autori kryesor i artikullit dhe Ligjërues i Lartë në Inteligjencën Artificiale Sociale dhe Kulturore në King’s College të Londrës, tha:

“Këto zbulime ofrojnë një pasqyrë të fuqishme pse përdoruesit e shumtë të mediave sociale duket se janë më pak të sigurt për t’u vaksinuar kundër koronavirusit: ata kanë tendencë të kenë qëndrime më negative ndaj vaksinave në përgjithësi dhe ka më shumë të ngjarë të besojnë më shumë teoritë e konspiracionit sesa vërtetësinë e pandemisë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme