Google ADS

Pse karantina po shkakton probleme me gjumin dhe lodhjen

01:22 | 5 Maj 2020
Trina Galanxhi

Që nga fillimi i bllokimit, Kameron McIntyre ndihet e rraskapitur dhe sheh shumë endrra.

‘Më duket sikur nuk kam fjetur. Ndihem sikur kam kaluar diçka të trazuar mendërisht,’- shpjegon 27-vjeçarja për Sky News. Ky nuk është rast i vetëm.

Për shumicën e britanikëve, jeta e përditshme tani i sheh njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjithë ditën. Të mos kesh nevojë të udhëtosh për të shkuar në punë, do të thotë kohë shtesë në shtrat dhe pa klubet e hapura, do të thotë se ka më pak arsye për të qëndruar deri vonë jashtë.

Përpos kësaj, shumë njerëz po raportojnë se e kanë më të vështirë të zgjohen në mëngjes, duke u lodhur gjatë ditës dhe kur flenë natën, përjetojnë ëndrra të çuditshme.

Profesor Espie, që studion gjumin në Universitetin e Oxfordit, shpjegon se ndryshimet në jetën tonë si rezultat i masave të bllokimit, po ndikojnë në ciklet tona 24-orëshe të zgjimit, të njohur si ritmet cirkiane.

‘Patjetër që kam vërejtur më shumë njerëz që kanë probleme me gjumin. Ka shumë këshilla për të qenë mirë gjatë ditës duke qëndruar në shtëpi dhe për t’u kujdesur për veten tuaj, por është gjithashtu e rëndësishme të ndiheni mirë gjatë natës.’

Ai shton: ‘Gjumi është thelbësor në jetën tonë dhe vetëm pse ndodh automatikisht, ne e marrim atë si të mirëqenë. Tani që ne qëndrojmë në një vend [shumicën e ditës], është e lehtë që gjumi dhe zgjimi të bashkohen’.

Kjo, thotë ai, arrin në një ‘ndryshim’ të ritmeve tona cirkiane dhe mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të lodhur gjatë ditës.

Roli i dritës natyrore të jashtme është i rëndësishëm për mënyrën se si funksionon cikli i gjumit te një person, me receptorët e syve që reagojnë më fort ndaj dritës së diellit.

Profesori Espie shpjegoi: ‘Ne e përdorim dritën e ditës si diçka që trajnon ciklin 24-orarësh të trupit tonë.

‘Njerëzit po marrin më pak dritë të ditës pasi nuk po zgjohen herët. Kjo humbje e dritës dhe ndryshimi i zakonit lejon që ora e trupit të zhvendoset dhe kjo mund të sjellë një ndjesi të keqe. ‘Është e rëndësishme të mbash një rutinë dhe të marrësh dritën e ditës. Kjo do të thotë të ngrihesh në orën tënde të zakonshme, të vishesh etj’, tha ai.

Profesori Espie sugjeroi një seri këshillash për të përmirësuar ciklin e gjumit të një personi:

Fjetja në orarin tuaj të rregullt që ju përshtatet, pavarësisht nëse jeni njeri mëngjesi apo një buf natë

Mos shkoni në shtrat shumë herët, shkoni vetëm para se të ndiheni të përgjumur

Lejo që hapësira juaj e gjumit të ketë ndriçim të ulët

Nëse një person nuk mund të flejë, ai duhet të dalë nga shtrati dhe të bëjë diçka tjetër për një kohë të shkurtër, para se të provojë të flejë përsëri

Mbajtja e një rutinë gjatë ditës, përfshirë ngritjen në një moment normal dhe veshjen

Ekspozim i përditshëm ndaj dritës së ditës, qoftë përmes stërvitjes apo edhe vetëm duke qëndruar në derën tuaj të përparme.

Shmangia e gjumit jashtë rutinës suaj të zakonshme është gjithashtu e rëndësishme.

Fjetja gjatë ditës, mund t’a bëjë më të vështirë gjumin gjatë natës, gjë që mund të nxisë ankthin dhe stresin, që shumë njerëz po përjetojnë gjatë pandemisë. /Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme