Në rast se jeni në dilemë se a duhet ta merrni vaksinën kundër gripit sezonal, ja një arsye tjetër për ta bërë atë. Sipas shkencëtarëve, ka një shans që kjo vaksinë të siguroj një mbrojtje kundër vetë COVID-19, thotë virologu Rober Gallo, i cili drejton Institutin e Virologjisë në shkollën e mjekësisë të Universitetit Matyland.
“Çelësi është marrja e vaksinës së duhur të gripit”, thotë Gallo, i cili ishte një nga shkencëtarët kryesorë, që kanë bërë zbulimin e virusit HIV.
“Vaksina e duhur duhet të kenë një virus të gjallë në të. Virusi duhet të jetë i zbutur, që të mos shkaktoj sëmundje”, tha ai. Një virus i gjallë mund të tingëllojë si një rrezik, por në fakt është mënyrë standarde e krijimit të vaksinave të sigurta dhe efektive. Vaksina të tilla, që përmbajnë viruse të gjalla janë edhe vaksina e fruthit dhe ajo e poliomelitit.
Mënyra e krijimit të vaksinave pak a shumë është e njëjtë. Shkencëtarët zakonisht marrin përbërës të viruseve dhe i përdorin ato për të shkaktuar përgjigje imunitare në trupin e njeriut. Në fakt, shkencëtarët kanë vërejtur diçka të veçantë në lidhje me këto vaksina të gjalla. Ato duket se ofrojnë një lloj mbrojtjeje, jo vetëm për një sëmundje të caktuar, por edhe për sëmundje të tjera të ngjashme.
Një shembull i tillë është vaksina kundër tuberkulozit, e cila mund të përdoret edhe për të parandalimin e tuberkulozit po edhe për parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera, të cilat janë të lidhura me mushkëritë.
Mekanizmi i vaksinave të gjalla qëndron në riprogramimin e qelizave imune të palcës së kockave, të quajtura mileoide. Ndryshe nga antitrupat, qelizat mileoide janë jo specifike dhe mund të sigurojnë mbrojtje për shumë lloje të viruseve.
Për ta kuptuar nëse kjo gjë është e vërtetë edhe për vaksinën e gripit, shkencëtarët janë duke kryer shumë prova klinike, për të parë nëse ato ofrojnë ndonjë mbrojtje kundër virusit, që shkakton sëmundjen Covid-19.
Sipas shkencëtarëve, nëse kjo gjë do të mund të funksionoj dhe vaksina e gripit sezonal të ofroj mbrojtje për koronavirusin, atëherë kjo mund të siguroj një urë derisa të kemi një vaksinë të sigurt Covid.
Pavarësisht këtyre gjetjeve, shkencëtarët këshillojnë, që njerëzit të respektojnë tri masat kryesore parandaluese: vendosjen e maskave, distancën fizike dhe higjienën./ts/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA