Në kohën kur një pjesë e madhe e njerëzve vazhdojnë të infektohen me koronavirus, disa njerëz nuk e kanë kaluar fare këtë infeksion, sidomos tani kur varianti Omicron po qarkullon dhe po rrit infeksionet.
Një studim i kryer nga Kolegji Imperial në Londër i publikuar në Nature Communications, sugjeron se njerëzit që kanë një numër të lartë të qelizave T kanë më pak gjasa të kontraktrohen me Covid-19 dhe këto qeliza janë brenda sistemit imunitar, transmeton portal arbresh.info
Dr. Rhia Kundu, autori i parë i studimit nga Instituti Kombëtar i Zemrës dhe Mushkërive i Kolegjit Imperial në Londër, tha në një deklaratë se “ne zbuluam se nivele të larta të qelizave T para-ekzistuese, të krijuara nga trupi kur infektohen me koronaviruse të tjerë njerëzorë si ftohja e zakonshme, mund të mbrojë kundër infeksionit COVID-19.”
Sidoqoftë, ai pohoi se “mënyra më e mirë për të mbrojtur veten kundër Covid-19 është vaksinimi i plotë”.
Lawrence Young, një profesor i onkologjisë molekulare në Universitetin Warwick, tha për CNBC se gjenet mund të luajnë rol të rëndësishëm nëse një person do të infektohet apo jo me virusin, besojnë shkencëtarët të sëmundjeve infektive.
Shkencëtarët pajtohen gjithashtu se përdorimi i gjerë i vaksinimit po i ndihmon disa njerëz të shmangin infeksionet COVID. Ndërsa vaksinimet dhe vaksinat përforcuese nuk janë një bast 100% që një person nuk do të marrë COVID, ato luajnë një rol në reduktimin e infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga virusi./arbresh.info/
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...