Dhjetë persona janë proceduar në gjendje të lirë për manifestime të paligjshme nga policia e Tiranës.
Bëhet fjalë për protestën kundër vaksinimit të detyruar për COVID-19 që organizohet çdo të shtunë te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit: A. G., 51-vjeç, A. B., 21-vjeç, K. O., 43-vjeç, A. Dh., 34-vjeç, K. G., 26-vjeç, E. D., 27-vjeç, A. P., 42-vjeç, I. K., 42-vjeç, B. B., 37-vjeç dhe K. K., 42-vjeç” njoftoi policia.
Policia thotë se shtetasit e sipërpërmendur në një protestë të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit. /ora news/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?