Përfaqësuesit e industrisë për organizimin e dasmave dhe festave të tjera familjare, të hënën do të zhvillojnë një takim me zëvendës kryeministrin për Ekonomi Fatmir Bytyqi dhe Drejtorin e Inspektoratit të Tregut Stojko Paunovski, mëson alsat.
Në takim do të kërkohet zgjidhje se si të fillojnë të punojnë, sikurse dhe të tjerët në sektorin e gastronomisë.
Sidoqoftë, fjala e fundit do të duhet të jepet nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, i cili gjithashtu duhet të përgatisë protokollet e punës.
Organizatorët e dasmave kanë protestuar disa herë në të gjithë vendin, duke kërkuar që shteti t’i lejojë ata të punojnë, ashtu si kafenetë dhe restorantet. Sektori i tyre është mbyllur plotësisht, që nga qershori i vitit të kaluar.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë