Profesori amerikan në pension, Irëin Bernstein, i cili punonte me kohë të pjesshme në Universitetin e Georgia, dha dorëheqje pasi një studente po mbante maskën nën hundë.
Ajo së pari hyri në ligjëratë pa maskë, dhe më pas një koleg ia dha asaj një maskë, të cilën ajo e mbajti nën hundë, transmeton portal arbresh.info
Kur profesori i kërkoi asaj që të vendoste maskën sipas rregullave, ajo u përgjigj se nuk mund të merrte frymë dhe se kishte probleme me frymarrjen, shkruan NYT post.
Më pas profesori i ka thënë studentës se mund të vdiste nga koronavirusi, pasi vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe shtoi se kishte probleme tjera shëndetësore për shkak të moshës.
Pasi injoroi kërkesën e tij, Bernstein, i cili mësoi se dy nga studentët e tij ishin pozitivë me koronavirus, ai dha dorëheqje, duke shkruar në tabelë me shkumës “pa maska, pa ligjërata”, pas së cilës ai u largua nga amfiteatri.
Bernstein filloi të jepte mësim në Universitetin e Georgia në vitin 1968 dhe doli në pension në vitin 2011, megjithëse më vonë punoi me kohë të pjesshme si profesor./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...