Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kohëve të fundit ka shprehur optimizmin e tij se SHBA-ja do të dalë së shpejti me një vaksinë kundër Covid-19.
E para pak çastesh përmes një postimi në Twitter, Trump dha një lajm të mirë për të gjithë, shkruan portali arbresh.info
Edhe pse nuk tha shumë në detaje, ai paralajmëroi lajm të shkëlqyeshëm.
“Lajm i shkëlqyeshëm për vaksinat”, shkroi presidenti.
Kujtojmë se, SHBA-të kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 2.7 milionë, përkatësisht mbi 128,000.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 10.7 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 517,000 kanë vdekur dhe mbi 5.5 milionë janë shëruar.
Javën e kaluar, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton coronavirusi. / arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi